Pas rreth një viti, Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit ka nisur, të martën, shembjen e ndërtesave të dëmtuara në Lezhë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Disa prej ndërtesave që do të shemben janë dhe shkolla ‘Gjergj Kastrioti’, konvikti i shkollës profesionale ‘Kolin Gjoka’, si dhe disa palate në lagjet Besëlidhja e Gurra. Në total ndërtsat që do të shemben në Lezhë janë 11.
Ndërsa nënkryetari i bashkisë Ermal Pacaj tha se do të bëhen ndërhyrje dhe në 72 pallate të cilët janë dëmtuar nga tërmeti, por nuk janë vlerësuar sit ë dëmtuar për tu shembur.