Njerëzit e thjeshtë dinë të marrin vendime politike

Nga Exit News
Njerëzit e thjeshtë dinë të marrin vendime politike

Modeli i votimit të Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, pavarësisht se ishte një eksperiment i parë, dëshmoi se njerëzit e thjeshtë dinë të zgjedhin dhe të marrin vendime politike.

Në elitën politike shqiptare ekziston një përçmim i pashpallur për njerëzit e thjeshtë. Por ky votim tregoi se njerëzit, anëtarët e thjeshtë kanë qytetari, integritet dhe dinë të marrin vendime politike, u shpreh Neritan Sejamini në emisionin “ Me Pak Fjalë”, në Euronews Albania.

Me shumë gjasa, ky model nuk do të përdoret më në të ardhmen, ose të paktën ai duhet të përmirësohet ndjeshëm veçanërisht të heqë dorë nga votimi negativ. Por gjithsesi ai është një gjysëm hapi në drejtim të transparencës dhe demokratizimit të partive.

Ajo që është më e rëndësishme është të shpresohet se ky ka qenë vetëm një hap i parë për krijimin e një kulture të hapur dhe demokratike në Partinë Demokratike dhe të gjitha partitë shqiptare.

Ndaj ndoshta ka ardhur koha që së shpejti kandidatët për deputet do të zgjidhen vërtet me votën e anëtarësisë në PD dhe në partitë e tjera politike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>