Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Flamur Noka ka kërkuar votën e qytetarëve në Kamëz gjatë një takimi elektoral.
Noka iu drejtua kryesisht të rinjve për të votuar PD-në pasi sipas tij programi politik i tyre do të ofrojë kushte më të mira arsimi dhe më shumë vende pune për ta.
Noka akuzoi qeverinë Rama se ka rritur kostot për arsimin e lartë, duke e ashtuquajtur këtë kosto ‘taksa Rama’.
Ai nënvizoi premtimin e PD-së se do të heqë tarifat e studimit për nxënësit që kanë të ardhura të ulëta familjare dhe do të përgjismojë tarifat për pjesën tjetër.
Fitorja e PD në zgjedhje sipas Nokës është për të rinjtë shqiptarë dhe për perspektivën europiane të vendit.
Të pranishmit në takimin elektoral të PD-së ishin ulur sipas një koreografia ku karriget formonin formën e numrit 9 kur shihen nga lart, simbolikë e numrit të PD në fletën e votimit.