
Mëngjesin e së hënës, në pikën kufitare të Kakavijës nuk ka pasur më radhë kilometrike me emigrantë shqiptarë në pritje për të kaluar kufirin. Dogana greke punoi me staf të shtuar gjatë gjithë mesnatës së 17 gushtit për të kaluar të gjithë familjet e emigrantëve që prej 4 ditësh ishin në pritje.
Kryeministri Edi Rama falenderoi qytetarët për durimin e mirëkuptimin, policinë dhe Emergjencat Civile për ndihmën dhe palën greke për lëshimet e bëra.
Nga e hëna, 17 gusht, kalimi në pikat kufitare të Greqisë do të bëhet sipas rregullave të reja:
– Në Kakavijë do të kalojnë vetëm 750 shtetas në ditë, ndërsa në Kakavijë do të kalojnë 300 në ditë.
– Të gjithë duhet të kenë me vetë testin negativ të COVID-19, të bërë eri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Testi duhet të jetë i përkthyer në gjuhën angleze. Përjashtohen nga rregulli për bërjen e testit shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
– Të gjithë duhet të kenë me vetë vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, në adresën travel.gov.gr.
– Të gjithë ata që hyjnë në shtetin grek, duhet t’i nënshtrohen karantinës së detyruar për 7 ditë.