Autoritetet shëndetësore në Norvegji kanë kërkuar ndalimin e vaksinave Astra Zeneca dhe Johnson & Johnson për shkak të rrezikut të efekteve anësore të shkaktuara nga vaksinat. Nga ky vendim u përjashtuan personat që shprehin dëshirën për vaksinimin me një nga këto dy vaksinat.
Reuters njoftoi se autoritetet pezulluan shpërndarjen e AstraZeneca në 11 Mars pasi disa persona u shtruan në spital për mpiksjen e gjakut, disa prej të tyre humbën jetën.
Më 15 Prill, Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik tha se vaksina AstraZeneca duhet të hiqet tërësisht, por qeveria në vend të kësaj kërkoi këshilla të mëtejshme.