Norvegjia vonon lehtësimin e kufizimeve nga frika e variantit Delta

Norvegjia vonon lehtësimin e kufizimeve nga frika e variantit Delta

Norvegjia ka vendosur të shtyjë lehtësimin e masave anti-Covid nga frika e përhapjes në kohë të shkurtër të variantit Delta.

Kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg deklaroi se varianti më trasetueshmëri të lartë Delta mund të shkaktonte një valë të katërt infektimi në vend.

“Ekziston rreziku që varianti Delta të shkaktojë një valë të katërt të infeksionit për pjesën e pavaksinuar të popullsisë, mes atyre që kanë marrë vetëm një dozë ose janë në grupe të rrezikuara,” citohet Solberg nga The Guarduan.

Vendi ka vaksinuar plotësisht vetëm 1.5 milion nga 5.3 milion banor, që është numri i përgjithshëm i popullsisë. Ndërkohë, rreth 4.3 milion banor kanë marr të paktën dozën e parë të vaksinës.

Qeveria ka frikë se varianti do të jetë lloji dominues i koronavirusit në Norvegji deri në fund të muajit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>