Notre Dame do të rindërtohet ashtu siç ishte

Nga Exit News
Notre Dame do të rindërtohet ashtu siç ishte

Maja e katedrales së Notre Dame do të rindërtohet sipas formës origjinale gotike që kishte përpara shkatërrimit nga flakët në Prill të vitit të kaluar.

Presidenti Francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin pas spekullimeve se maja e katedrales do të ndërtohej me një arkitekturë moderne.

Ai kishte lënë të kuptohej më parë se ishte i hapur për ndonjë “gjest kontemporan”.

Por Macron dëshiron që rindërtimi të mbarojë përpara mbajtjes së lojrave Olimpike në 2024-ën dhe procesi i krijimit të një projekti modern për kalanë, me një konkurs ndërkombëtar për arkitektët, mund të sillte vonesa të panevojshme, raporton BBC.

“Presidenti i beson ekspertëve dhe miratoi linjën kryesore të projektit të kryearkitektit që planifikon rindërtimin identik si ishte të kalasë.” – njoftoi Presidenca franceze.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>