Nryshimi i klimës shkrin Siberinë

Nga Exit News
Nryshimi i klimës shkrin Siberinë

Për të tretin vit radhazi, banorët e Siberisë po përballen me zjarret më të këqija.

Në korrik, në qytetin Yakutsk të Siberisë, qytetin më të ftohtë në botë pati zjarre të vazhdueshme. Jashtë qytetit, fshatarët janë lodhur duke luftuar me zjarrin për ta mbajtur larg banesave të tyre.

Zjarret në pyje në këtë kohë në rajon janë normale, por shkencëtarët thonë se ato janë përshpejtuar me një ritëm të jashtëzakonshëm në tre vitet e fundit, duke kërcënuar qëndrueshmërinë e ekosistemit të zonës.

Vitin e kaluar, zjarret dogjën më shumë se 60,000 metra katrorë pyll, një zonë me madhësinë e Florida.

Kjo është më shumë se katër herë zona që u dogj në Shtetet e Bashkuara gjatë sezonit të zjarreve në vitin 2020.

Këtë vit, më shumë se 30,000 milje katrore janë djegur tashmë në Rusi, sipas statistikave të qeverisë.

Rusia, në disa mënyra, mund të përfitojë nga ndryshimi i klimës sepse moti më i ngrohtë po krijon një territor të ri pjellor dhe po hap Oqeanin Arktik për tregti dhe kërkimet nën oqean.

Por ka edhe një rrezik, shkrirja e akullit prish tokën, ndan rrugët dhe shkakton përmbytje të pallogaritshme.

Shkencëtarët thonë se zjarret e mëdha janë mundësuar nga nxehtësia e jashtëzakonshme e verës në vitet e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>