
Shqipëria nuk do të mbyllet më pavarësisht numrat e rritura ditën e fundit. “Nuk do të ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike”, tha Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë në një dalje për median.
Ajo sqaroi se “Komiteti i Ekspertëve pas shqyrtimit të situatës, analizës së numrave të reja dhe situatës në spitale, vlerëson se situata është nën kontroll”.