Shifrat e të infektuarve të rinj në një ditë në Holandë po kthehen në nivelet e pikut të pandemisë.
Krye epidemiologu në Holandë, Jaap van Dissel tha në parlamentin holandez më 11 gusht se 4,036 raste të reja janë shënuar vetëm në javën e fundit.
Krahasuar me javën pararendëse, të infektuarit janë rritur me 55%. E përkthyer në një mesatare ditore prej mbi 500 të infektuarish, shifra po i afrohet asaj të pikut të pandemisë ku rekordi u shënua me rreth 1200 të infektuar.
Holanda ka regjistruar në total rreth 60,000 të infektuar dhe mbi 6,000 viktima nga nisja e pandemisë.