Mësuesit dhe nxënësit e fshatit Darëzezë në Fier bojkotuan sot mësimin në shenjë proteste për shkak të kushteve të këqija të transportit nga Darëzeza në Topojë, ku nxënësit zhvillojnë mësimin.
Rreth 70 nxënës dhe mësues janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në Topojë pasi shkolla e Darëzezës është e dëmtuar dhe po rikonstruktohet. Fillimisht në dispozicion të tyre bashkia kishte vënë 2 autobuzë, por tani ka mbetur vetëm një, i cili ka probleme me frenat dhe nuk ka vend për të gjithë nxënësit.
Njëri prej mësuesve sqaroi se autobuzi vë në rrezik çdo ditë jetën e nxënësve pasi ka probleme me frenat, si dhe nuk ka ngrohje dhe vend. Ata kërkojnë nga bashkia që të marrë masat e nevojshme dhe ti sigurojë nxënësve e mësueve transport të sigurtë për në shkollë.