![ecfcdadbeccbe Nxënës e prindër në Elbasan protestë për mungesën e ngrohjes në shkollë](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/01/1610351423_1e3566c7f49c4d988ad31b0e234cc2be.jpg)
Nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në Elbasan po protestojnë për mungesën e ngrohjes.
Me pankarta ‘Duam ngrohje’ nxënës e prindër po qendrojnë përpara shkollës 9-vjeçare ‘Europa’ , duke bojkotuar mësimin.
Prindërit shprehen se për shkak të mungesës së ngrohjes veshin shumë trashë fëmijët e tyre.
Ata tregojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kësaj kërkese.
Sot fillon mësimi në të gjitha shkollat në vend pas pushimeve të dimrit.