Nxënësit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë bojkotuan për disa orë mësimin, në mbështetje të qëndresës së opozitës.
Nxënësit protestuan jashtë ambienteve të shkollës me pankarta në duar e thirrje për të mos e lënë arsimin në duart e Kryeministrit Rama.
Ndërhyrja e stafit të shkollës bëri që nxënësit t’i riktheheshin klasave.