Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk mbështet pasaportat e vaksinimit, raporton Reuters.
Kjo për shkak se ende nuk dihet nëse vaksinimi parandalon transmetimin e virusit, por për arsye të pabarazisë, tha një zëdhënëse të martën.
OBSH pret të shqyrtojë mundësinë e përdorimit urgjent të vaksinave Kineze Covid-19, Sinopharm dhe Sinovac rreth fundit të prillit.
Momentalisht kërkohen më shumë të dhëna, shtoi në një konferencë për shtyp zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.