Shqipëria nuk ka bërë pothuaj asnjë progres në 90 përqind të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të vendosur nga Kombet e Bashkuara.
Organizata jofitimprurëse Bertelsmann Stiftung dhe Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së kanë vëzhguar 193 shtete, të gjitha anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilët në vitin 2015 nënshkruan marrëveshjen për të plotësuar dhjetëra objektiva për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030.
Mes objektivave janë ulja e varëferisë, ulja e pabarazive, ulja në nivel 0 të urisë, cilësia e arsimit fillor, shërbimi shëndetësor dhe mirëqenia, barazia gjinore, mjedisi dhe cilësia e ajrit dhe ujit, konsumi i përgjegjshëm, cilësia e jetës në tokë dhe në ujë etj.
Krahasuar me vitin 2015, Shqipëria ka bërë progres vetëm në dy nga 17 qëllimet: ulja e varfërisë ekstreme (banorë që jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë) dhe ulja e pabarazive.
Sipas indeksit, Shqipëria ka bërë përmirësime të vogla në: edukimi fillor cilësor, barazi gjinore, konsum të përgjegjshëm, përmirësim klimatik, jeta në tokë, bashkëpunim për arritjen e objektivave, ujë i pastër dhe higjena publike, komunitete dhe qytete të qëndrueshme, konsumi I përgjegjshëm,
Ndërkohë me ngjyrë të kuqe, që tregon mungesën totale të progresit, janë shënjuar këto tregues: ulja në nivel 0 të urisë, shërbimi shëndetësor dhe mirëqenia, rritja ekonomike dhe puna, inovacioni në industri, paqja, drejtësia dhe institucionet e forta dhe cilësia e jetës nën ujë.
Me progresin e deritanishëm, Shqipëria renditet e parafundit në Evropë, duke lënë pas vetëm Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.
Në krye të renditjes, si vendet me më shumë progres për zhvillimin e qëndrueshëm renditet 10 shtete evropiane, ku kryesojnë Suedia, Danimarka dhe Finlanda.