Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve të pasura të ndalojnë “nacionalizmin e vaksinave”.
“Nga 225 milion doza vaksine që janë administruar deri më tani, shumica dërrmuese janë shpërndarë në një pjesë të vogël të vendeve të pasura dhe prodhuese të vaksinave” tha ai.
Ndërsa shumica e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme i duhet të presin, tha Ghebreyesus.
Ai thaa se kjo qasje “mund të jetë në funksion të interesave politike afatshkurtra, por është vetë-shkatërruese dhe do të çojë në një rimëkëmbje të zgjatur.”
Kjo nuk është hera e parë që Ghebreyesus bën një deklaratë të tillë.
“Duhet të jem i prerë: bota është në prag të një dështimi katastrofik moral – dhe çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë në vendet më të varfra të botës”, tha ai në Gjenevë më 18 janar.
OBSH ka nisur një projekt të quajtur COVAX i cili ka për synim dërgimin e vaksinave në vendet e varfra.