Varianti Delta i COVID-19 duhet të luftohet shpejt para se të pësojë mutacione për t’u shndërruar në diçka edhe më të keqe, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Delta, varianti më i ngjitshëm sipas autoriteteve amerikane, ndodhet në 132 vende dhe është pjesërisht fajtor për rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga koronavirusi në Afrikë në katër javët e fundit, tha OBSH-ja, sipas REL.
“Delta është një paralajmërim, është paralajmërim se virusi po evulon por është edhe një thirrje për veprim para se variante më të rrezikshme të krijohen”, tha drejtori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.
Edhe pse Delta ka lëkundur shumë shtete, Ryan tha se masat e vërtetuara që e vënë në kontroll shpërndarjen e virusit ende funksionojnë.
Agjencia e Shëndetit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që vaksinat të shpërndahen në mënyrë më të barabartë nëpër botë.
Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë nëpër botë.