OBSH: Duhet të vaksinohet 60% e popullatës për të ulur infektimet

Nga Exit News
OBSH: Duhet të vaksinohet 60% e popullatës për të ulur infektimet

Rreth 60 apo 70 për qind e popullatës duhet të imunizohet ndaj koronavirusit të ri, në mënyrë që të ulen infektimet, tha drejtoresha për vaksinat në OBSH, Katherine O’Brian gjatë një konference për media të premten në Gjenevë, transmeton Dpa.

O’Brien theksoi se niveli aktual i imunizimit do të bëhet edhe më e qartë kur të ketë më shumë të dhëna rreth vaksinave kundër koronavirusit.

Përveç informacioneve se sa janë efektive vaksinat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, sipas O’Brien, sfidë do të mbeten personat asimptomatikë. Po ashtu, sipas kësaj zyrtareje të OBSH-së, mbetet të shihet nëse vaksinat e zhvilluara kundër koronavirusit, do të parandalojnë përhapjen e mëtejmë të këtij virusi.

Ditëve të fundit, kompanitë farmaceutike AstraZeneca, Moderna dhe Pfizer në bashkëpunim me BioNTech kanë njoftuar kanë njoftuar se vaksinat e tyre ofrojnë mbrojtje nga koronavirusi deri në 90 për qind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>