OBSH: E zhgënjyer që Kina nuk ka lejuar hyrjen e ekipit që do hetojë koronavirusin

Nga Exit News
OBSH: E zhgënjyer që Kina nuk ka lejuar hyrjen e ekipit që do hetojë koronavirusin

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina ende nuk ka autorizuar hyrjen e një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë për të shqyrtuar origjinën e koronavirusit.

“Sot, ne mësuam se zyrtarët kinezë nuk kanë përfunduar ende lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga OBSH-ja pritej të futej në Kinë në 24 orët e fundit dhe pritej të fillonin punën të martën, raporton Reuters. Ekipi do të hynte  në Vuhan aty ku u shfaq virusi për herë të parë të studiuar origjinën e virusit.

Janë rreth 15 ekspertë nga e gjithë bota të cilët kishin për qëllim ekzaminimin e dëshmive, përfshirë të mostrave të marra nga njerëzit dhe kafshët nga hulumtuesit kinezë.

Kina ka mohuar akuzat që e lidhin atë me shpërthimin ose fshehjen e pandeminsë që u shfaq në fund të vitit 2019, pasi një numër njerëzish, përfshirë Presidentin e SHBA Donald Tramp kanë vënë në dyshim veprimet e Pekinit gjatë shpërthimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>