OBSH i kërkon ndihmë vendeve të G7 për luftën kundër Covid-19

Nga Exit News
OBSH i kërkon ndihmë vendeve të G7 për luftën kundër Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kërkoi vendeve të G7-ës të financojnë rimëkëmbjen globale pas goditjes së Covid-19, raporton AFP.

OBSH u shpreh se 7 ekonomitë me të fuqishme të botës kanë mundësitë financiare për të blerë vaksina, teste dhe trajtimet e nevojshme për të ndaluar pandeminë dhe hapur kufijtë.

“Vendet e G7 janë liderët ekonomikë dhe politikë të botës. Ata janë gjithashtu shtëpia e shumë prodhuesve të vaksinave në botë. Ne do të zgjidhnim krizën e vaksinave vetëm me përmes ndihmës së këtyre vendeve”, tha Tedros në një konferencë për shtyp.

Tedros u mbështet nga ish-kryeministri britanik Gordon Brown, i cili paralajmëroi se pandemia po kthehej në një “katastrofë të bërë nga njeriu”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>