OBSH i kërkon Europës të forcojë kontrollin ndaj virusit të ri

Nga Exit News
OBSH i kërkon Europës të forcojë kontrollin ndaj virusit të ri

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar të hënën shteteve anëtare të Bashkimit Europian që të forcojnë kontrollon ndaj variantit të ri të Covid-19.

Ky lloj i ri i variantit të Covid-19 u shfaq për herë të parë në Britani.

Sipas OBSH-së, nëntë raste të këtij varianti të ri janë raportuar në Danimarkë, një në Holandë dhe një në Austri.

“Në Evropë, transmetimi i virusit është intensiv dhe i shpejtë, prandaj shtetet duhet të rrisin kontrollin dyfish me qëllim parandalimin e përhapjes”, njoftoi OBSH.

Disa vende evropiane pezulluan të dielën të gjitha fluturimet nga Britania. Të hënën edhe Shqipëria pezulloi fluturimet me Britaninë.

OBSH tha se shenjat paraprake të këtij varianti të ri tregojnë se ai mund të përhapet më lehtë midis njerëzve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>