
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të hënën se është në dije për variantin e ri të koronavirusit që është gjetur në Japoni.
Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar tek katër udhëtarë nga shteti Amazonas i Brazilit, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë e Japonisë.
Një zyrtar i ministrisë tha se studimet ishin duke u zhvilluar për efikasitetin e vaksinave kundër variantit të ri, i cili ndryshon nga variantet shumë infektive të gjetura për herë të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut që kanë nxitur një rritje të rasteve.
“Për momentin, nuk ka asnjë provë që tregon se varianti i ri i gjetur në ata nga Brazili është i lartë në infektivitet,” tha Takaji Uakita, kreu i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive.