Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje të mërkurën për një moratorium, të paktën deri në shtator, ndaj administrimit të dozave të treta përforcuese të vaksinave Covid-19.
Qëndrimi i Tedros vjen nga shqetësimi se administrimi i dozave të treta do të rris furnizimin e vaksinave për vendet e pasura, duke minuar fushatat e vaksinimit të vendeve me të varfëra.
Ai propozoi që të pritej të paktën derisa çdo vend të kishte vaksinuar minimalisht 10% të popullsisë.
“Unë e kuptoj shqetësimin e të gjitha qeverive për të mbrojtur njerëzit e tyre nga varianti Delta. Por ne nuk mund të pranojmë që vende që tashmë kanë përdorur shumicën e furnizimit global të vaksinave, të përdorin edhe më shumë,” deklaroi Tedros, sipas një raportimi nga Reuters.
Vendet me të ardhura të larta administruan rreth 50 doza për çdo 100 njerëz në maj, ndërsa ato me të ardhura të ulëta kanë administruar vetëm 1.5 doza për çdo 100 njerëz, për shkak të mungesës së furnizimit.
Ai bëri thirrje që t’i jepej prioritet vaksinimit të vendeve më të varfëra.
“Ne kemi nevojë për një përmbysje urgjente, nga shumica e vaksinave që shkojnë në vendet me të ardhura të larta, në shumicën që shkojnë në vendet me të ardhura të ulëta,” tha Tedros.
Disa vende ose kanë filluar tashmë ose kanë vendosur përdortë përdorin në të ardhmen e afërt dozën e tretë përforcuese të Covid-19.
Javën e kaluar Izraeli filloi aplikimin e vaksinave të treta për grupmoshën mbi 60 vjeç, ndërkohë që Emiratet e Bashkuara Arabe do të fillojnë të ofrojnë një dozë përforcuese për kategoritë më të rrezikuara, Një ditë më parë Gjermani shpalli se do të bëjë të njëjtën gjë duke filluar nga shtatori.
Në Shtetet e Bashkuara debati mbi dozën përforcuese ende vlon, por vendi sapo ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/BioNTech ër 200 milion doza të tjera, të cilat mund të përdoren si doza përforcuese mes të tjerash.