OBSH-ja ngre grup të ri pune për të hetuar origjinën e koronavirusit

Nga Exit News
OBSH-ja ngre grup të ri pune për të hetuar origjinën e koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të premten krijimin e një grupi të ri për hetimin e origjinës së Covid-19.

OBSH-ja u bëri thirrje të gjitha qeverive anëtare të bashkëpunojnë për të përshpejtuar studimet lidhur me origjinën e pandemisë COVID-19, si dhe “për të depolitizuar situatën”.

“Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Jo vetëm unë, por të gjithë duan të dinë origjinën e pandemisë më të keqe në një shekull,” deklaroi zëdhënësja e OBSH -së, Fadela Chaib, në një konferencë të Kombeve të Bashkuara, raportuar nga Reuters.

Grupi i ri që do të merret me origjinën e koronavirusit të ri është quajtur Grupi Shkencor Ndërkombëtar Këshillimor për Origjinat e Patogjenëve të Rinj.

Pamundësia për ta thënë se ku dhe si filloi përhapja e koronavirusit ka nxitur tensione mes vendeve të saj anëtare, veçanërsiht Kinës dhe SHBA-ve.

Studimi i mëparshëm, zhvilluar në janar-shkurt të 2021 me ndihmën e ekspertëve kinez shkaktoi shumë polemika. OBSH-ja akuzoi Kinën për mbajtje të të dhënave, ndërsa kjo e fundit mohoi akuzat për mungesë bashkëpunimi.

Raporti përfundimtar hipotetizonte se virusi mund të ishte transmetuar nga lakuriqët tek njerëzit përmes një kafshe tjetër dhe se një rrjedhje nga një laborator ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.

Por, ndërkohë, presidenti Biden urdhëroi agjensitë e inteligjencës të hetonin teori të kundërta të origjinës dhe te raportonin brenda 90 ditëve.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>