Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus i kërkoi të premten shteteve të pasura që të dhurojnë 10 milionë vaksina kundër Covid-19.
Kjo në mënyrë që Agjencia Shëndetësore e Kombeve të Bashkuara të arrijë qëllimin e saj të vaksinimit në të gjitha vendet brenda 100 ditëve të para të 2021.
Kreu i OBSH tha se COVAX është duke u përballur me probleme të furnizimit.
COVAX një skemë e mbështetur nga OKB synon të dërgojë vaksina në të gjitha vendet.
Rreth 20 vende janë duke pritur doza vaksinash nga COVACX, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova.
OBSH u kërkoi prodhuesve që të rrisin prodhimin e vaksinave në mënyrë që një pjesë e tyre të dërgohen drejt vendeve të varfra.
COVAX njoftoi të enjten se për shkak të problemeve të furnizimit do të duhet të vonojë shpërndarjen e rreth 90 milionë vaksinave deri në maj.