OBSH-ja u kërkon shteteve të pasura të dhurojnë 10 milionë vaksina anti-COVID

Nga Exit News
OBSH-ja u kërkon shteteve të pasura të dhurojnë 10 milionë vaksina anti-COVID

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus i kërkoi të premten shteteve të pasura që të dhurojnë 10 milionë vaksina kundër Covid-19.

Kjo në mënyrë që Agjencia Shëndetësore e Kombeve të Bashkuara të arrijë qëllimin e saj të vaksinimit në të gjitha vendet brenda 100 ditëve të para të 2021.

Kreu i OBSH tha se COVAX është duke u përballur me probleme të furnizimit.

COVAX një skemë e mbështetur nga OKB synon të dërgojë vaksina në të gjitha vendet.

Rreth 20 vende janë duke pritur doza vaksinash nga COVACX, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova.

OBSH u kërkoi prodhuesve që të rrisin prodhimin e vaksinave në mënyrë që një pjesë e tyre të dërgohen drejt vendeve të varfra.

COVAX  njoftoi të enjten se për shkak  të problemeve të furnizimit do të duhet të vonojë shpërndarjen e rreth 90 milionë vaksinave deri në maj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>