OBSH jep rekomandime për festat e Pashkëve dhe Ramazanit

Nga Exit News
OBSH jep rekomandime për festat e Pashkëve dhe Ramazanit

Organizata Botërore e Shëndetësisë dha të mërkruën disa rekomandime për Covid-19 përpara Ramazanit dhe festës së Pashkëve.

OBSH përmes këtyre rekomandime bën thirrje që të ruhen masat anti Covid.

“Komunitetet në të gjithë rajonin evropian po vlerësojnë nëse do të organizojnë festime fetare apo shoqërore gjatë kësaj kohe. Në vendet që përjetojnë transmetim të gjerë të virusit, takimet virtuale, shtyrja ose zvogëlimi i mbledhjeve të tilla duhet të konsiderohen seriozisht”, tha OBSH.

“Festimet, grumbullimet dhe udhëtimet duhet të shmangen sa më shumë të jetë e mundur”, tha OBSH.

Për individë dhe komunitetet, OBSH tha seekzistojnë rreziqe të qarta që lidhen me çdo ndërveprim fizik në rritje, dhe shumë vende po futin masa mbrojtëse gjatë javëve të ardhshme që të gjithë duhet të ndjekin”.

OBSH njoftoi se në mjediset ku lejohen mbledhjet, ka masa të thjeshta që individët dhe komunitetet mund të marrin për t’i bërë festimet sa më të sigurta.

Për festimet OBSH tha se komunitetet në të gjithë Rajonin Evropian po vlerësojnë nëse do të organizojnë festime fetare apo shoqërore gjatë kësaj kohe. “Në vendet që përjetojnë transmetim të gjerë të virusit në komunitet, takimet virtuale, shtyrja ose zvogëlimi i mbledhjeve të tilla duhet të konsiderohen seriozisht për tu zbatuar”, tha OBSH.

Për udhëtimet OBSH tha se “nëse udhëtimi është mënyra e vetme për të vizituar familjen dhe miqtë, shmangni çdo transport që mund të jetë i mbushur me njerëz”.

“Merrni parasysh të gjitha rreziqet që lidhen me këtë dhe pyesni veten nëse udhëtimi është një domosdoshmëri absolute”, udhëzoi OBSH.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>