OBSH kërkon ndalimin e dozave të 3-ta deri në fund të vitit

Nga Exit News
OBSH kërkon ndalimin e dozave të 3-ta deri në fund të vitit

Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën i kërkoi vendeve të pasura të presin deri në fund të vitit për dhenien e dozave shtesë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus më parë bëri thirrje për një moratorium mbi dozat përforcuese deri në fund të shtatorit, raporton Associated Press.

Me ritmin aktual të vaksinimeve, vendet me të ardhura të ulëta do të duhet të rrisin normën e tyre të vaksinimit ditor me gati 19 herë për të arritur mbulimin prej 40% deri në fund të vitit 2021, sipas një analize të Fondacionit Kaiser Family.

Tedros gjithashtu tha se ishte “i tmerruar” pasi Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Prodhuesve Farmaceutikë tregoi se kombet e pasura tani kanë doza të mjaftueshme për të lejuar si dozat përforcuese ashtu edhe vaksinime në vendet me mungesa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>