OBSH kërkon shtim të masave kundër COVID-19 në Europë

Nga Exit News
OBSH kërkon shtim të masave kundër COVID-19 në Europë

Europa duhet të bëjë më shumë për të ulur shkallën e infektimeve që është rritur si pasojë e qarkullimit të variantit të ri të Covid-19 të zbuluar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është apeli i bërë nga drejtori i OBSH-së për Evropën Hans Kluge në një konferencë shtypi të enjten.

Ai kërkoi nga të gjithë zbatimin e masave të distancimit dhe higjienës dhe e quajti situatën aktuale një pikë kthese në rrjedhën e pandemisë.

“Kjo është një situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohe ne duhet të bëjmë më shumë sesa kemi bërë dhe të intensifikojmë shëndetin publik dhe masat sociale” tha Kluge.

Zyrtari i lartë i OBSH-së kërkoi shtim të masave dhe kontrolleve për të lehtësuar sistemet shëndetësore të vendeve.

“Pa kontroll të shtuar për të ngadalësuar përhapjen e tij, do të ketë një ndikim të shtuar në shëndetësi që është tashmë e stresuar dhe nën presion”

Aktualisht Europa ka regjistruar 27.6 milionë raste dhe 603,000 vdekje nga COVID-19, sipas OBSH-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>