
Mbledhjet familjare për festën e Krishtlindjeve duhet të bëhen në ambjente të jashtme ose përndryshe duhet të respektohet mbajtja e vazhdueshme e maskës.
Kjo është këshilla e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që iu drejtua edhe komuniteteve të ndryshme në Europë.
Grupimeve fetare që ndodhen në shtete ku përhapja e virusit është e lartë, i kërkohet të shtyjnë apo të kufizojnë organizimet me shumë njerëz.
Ajo ka kërkuar gjithashtu nga qytetarët të evitojnë udhëtimet jo të domosdoshme.