
Bota nuk është aspak pranë arritjes së imunitetit të turmës ndaj koronavirusit, pohon Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Doktor Michael Ryan nga OBSH, i kërkoi njerëzve të ndalojnë së besuari se imuniteti i turmës është zgjidhja e përhershme për Covid–19.
Shkencëtarët mendojnë se të paktën 70% e njerëzve duhet të jenë infektuar dhe të jenë shëruar nga virusi, në mënyrë që të arrihet imuniteti i turmës – kështu virusi nuk gjen më hapsirë dhe nuk mund të përhapet pasi pjesa më e madhe e popullsisë është ekspozuar tashmë ndaj tij.
Ryan e zhvlerësoi strategjinë e imunitetit të turmës si një zgjidhje të mundshme për koronavirusin, gjatë një deklarate për mediat në Gjenevë të Zvicrës.