Kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge paralajmëroi se pavarësisht rënies drastike të rasteve me Covid-19 muajin e fundit, ka shanse të larta që të kemi një rritje në vjeshtë.
Ai shtoi se ishte një skenar i ngjashëm verën e kaluar.
“Verën e kaluar, rastet gradualisht u rritën në grupmoshat më të reja, pastaj u zhvendosën në grupmosha më të vjetra, duke çuar në një humbje shkatërruese të jetëve në vjeshtë dhe dimër të vitit 2020. Le të mos bëjmë të njëjtin gabim sërish,” citohet Kluge nga The Guardian.
Prandaj, ai bëri thirrje që njerëzit të bëjnë kujdes, pavarësisht nivelit të rrezikut aktual, që të mos preket progresi i arritur.
“Nëse vendosni të udhëtoni, bëjeni me përgjegjësi. Jini të vetëdijshëm për rreziqet. Zbatoni llogjikën e shëndoshë dhe mos rrezikoni progresin e fituar me vështirësi. Lani duart, mbani një distancë, zgjidhni vendet e hapura, vishni maskën,” tha Kulge.
Njëkohësisht, Kluge këshilloi qeveritë të mos ulin vigjilencën dhe të marrin masa për të reaguar në kohë ndaj shenjave që tregojnë rritje të infektimeve.