OBSH paralajmëron për valë të re në Evropë nëse lehtësohen masat

OBSH paralajmëron për valë të re në Evropë nëse lehtësohen masat

Kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge paralajmëroi të enjten në një konferenë për shtyp se nëse në Evropë do të vazhdojë lehtësimi i masave kundër koronavirusit, rajoni do të përballet së shpejti me një valë të re infektimesh.

Kluge bëri me dije se rënies gati 10-javore të numrave ditor të infektimeve në Evropë i ka ardhur fundi.

Për shkak të lehtësimit të kufizimeve dhe shtimit të udhëtimeve, numrat e infektimeve u rritën me  10% javën e shkuar.

Ndërkohë, vende si Rusia tani po regjistrojnë shifrat rekord të infektimeve qysh prej fillimit të pandemisë.

Rritja i detyrohet përhapjes së variantit të ri indian të Covid-19, variantit Delta, i cili është vlerësuar si ndër më ngjitësit prej koronaviruseve.

“Ne e dimë që raportohet nga një total prej 33 vendeve nga 53, duke përfshirë vendet pritëse dhe disa qytete pritëse”, tha Kluge.

Ai shprehu shqetësim për zhvillimin e Kampionatit Evropian të Futbollit, pasi mund të ndihmonte përhapjen e virusit.

Jo vetëm ndeshjet dhe stadiumet, por duhet të monitorohen edhe mbledhjet spontane të njerëzve për të parë ndeshjet.

“Variantet e reja, deficiti në marrjen e vaksinave, rrit përzierjen sociale. Do të ketë një valë të re nëse nuk qëndrojmë të disiplinuar,” u shpreh Kluge.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme