OBSH pranon se nuk mund ta detyrojë Kinën të zbulojë më shumë të dhëna për origjinën e Covid-19

OBSH pranon se nuk mund ta detyrojë Kinën të zbulojë më shumë të dhëna për origjinën e Covid-19

Drejtori i programeve për emergjencat në OBSH, Mike Ryan ka deklaruar se OBSH nuk mund ta detyrojë Kinën të zbulojë më shumë të dhëna mbi origjinën e COVID-19, raporton Reuters.

I pyetur se si OBSH do të “detyrojë” Kinën të jetë më e hapur, Ryan, tha në një konferencë për shtyp se “OBSH nuk ka fuqi të detyrojë askënd në këtë drejtim” .

“Ne presim bashkëpunim, kontribut dhe mbështetje të të gjithë vendeve tona anëtare në këtë përpjekje,” tha Ryan.

Ai shtoi se do të propozojë studime të nevojshme për të kuptuar se ku doli virusi.

Ekzistojnë teori alternative mbi origjinën e COVID-19. Njëra është ajo pretendon se virusi u transmetua nga lakuriqët e natës tek njerëzit, ndërsa një tjetër thotë se virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, Kinë.

Anëtarët e një ekipi të OBSH-së që vizituan Kinën në fillim të këtij viti duke kërkuar origjinën e COVID-19 kanë thënë se ata nuk kishin qasje në të gjitha të dhënat, duke nxitur debatin e vazhdueshëm mbi transparencën e Pekinit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>