Qeveritë të cilat kanë raportuar informacion të “motivuar politikisht” për pandeminë, mund përballen me pasoja politike.
“Të përpiqesh të mbi thjeshtëzosh, ose të japësh zgjidhje të thjeshta për njerëzit nuk është një strategji fituese në afatgjatë”, u shpreh shefi i Emergjencave Michael Ryan, në një konferencë për shtyp, i pyetur mbi informacionet konfliktuale të raportuara nga qeveria e Brazilit.
Ai i tha gazetarëve në Gjenevë se “transparenca, qendrueshmëria, ndërshmëria” dhe pranimi i gabimeve ndihmojnë në ndërtimin e besimit tek publiku.
Ryan tha se mesazhet e lidhura me koronavirusi ndonjëherë shoqërohen me “ngjyrime politike” , duke dëmtuar besimin e publikut tek qeveria.
“Nëse qytetarët perceptojnë se po marrin informacion të manipuluar politikisht ose nëse ai është menaxhuar në një mënyrë që të shtrembërojë provat”, atëherë vlera e tij humbet, shtoi Ryan.