OBSH: Shkalla e infeksioneve të reja me COVID-19 po i afrohet një rekordi

Nga Exit News
OBSH: Shkalla e infeksioneve të reja me COVID-19 po i afrohet një rekordi

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të premten se “një rritje alarmante në rastet me Covid-19 ka shtyrë infeksionet globale drejt nivelit të tyre më të lartë në pandemi”.

“Në të gjithë botën, rastet dhe vdekjet po vazhdojnë të rriten me ritme shqetësuese”, tha ai në një konferencë.

“Globalisht, numri i rasteve të reja në javë është gati dyfishuar gjatë dy muajve të fundit. Kjo po i afrohet shkallës më të lartë të infeksionit që kemi parë deri më tani gjatë pandemisë”, shtoi ai.

Ai tha se disa vende që kishin shmangur më parë transmetimin e përhapur tani po shohin rritje të madhe të infeksioneve.

Kreu i OBSH u shpreh se agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara “do të vazhdojë të vlerësojë evolucionin e krizës së koronavirusit dhe “të rregullojë këshillat në përputhje me rrethanat”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>