
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje të mërkurën që vaksina anti Covid të shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Një vit pas zbulimit të rasteve të para me COVID-19 në Kinë, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje shteteve që të sigurohen se vaksinat po mundësohen për njerëzit kudo në rrezik e jo vetëm në vendet e pasura.
Tedros Adhanom Ghebreyesus apeloi “të blihen vaksina kundër koronavirusit prej 4 miliardë eurosh për t’i dhuruar në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.
Ai tha se duhet të luftohen teoritë konspirative dhe sulmet mbi shkencën.