OBSH: Vaksinat anti-Covid të shpërndahen në mënyrë të barabartë

Nga Exit News
OBSH: Vaksinat anti-Covid të shpërndahen në mënyrë të barabartë

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje të mërkurën që vaksina anti Covid të shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Një vit pas zbulimit të rasteve të para me COVID-19 në Kinë, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje shteteve që të sigurohen se vaksinat po mundësohen për njerëzit kudo në rrezik e jo vetëm në vendet e pasura.

Tedros Adhanom Ghebreyesus apeloi  “të blihen vaksina kundër koronavirusit prej 4 miliardë eurosh për t’i dhuruar në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Ai tha se duhet të luftohen teoritë konspirative dhe sulmet mbi shkencën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>