Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkoi shteteve të pasura të dhurojnë vaksina për vendet e varfra.
Drejtuesi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi në një takim virtual në Gjenevë shtetet të mos vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët por ato vaksina të shkojnë për vendet e varfra.
Deri më tani OBSH përmes COVAX ka shpërndarë rreth 60 milionë doza, por procesi ka hasur në vështirësi për shkak të kufizimeve të eksportit indian të vaksinës AstraZeneca për shkak të gjendjes epidemiologjike në këtë vend.
OBSH shpreson që më shumë vende do të ndjekin shembullin e Francës dhe Suedisë në dhurimin e vaksinave për COVAX pas imunizimit të popullsisë së tyre prioritare.