OBSH: Vaksinat mbrojnë nga variantet e reja të virusit Covid-19

Nga Exit News
OBSH: Vaksinat mbrojnë nga variantet e reja të virusit Covid-19

Vaksinat që po përdorën në luftën kundër pandemisë janë në gjendje të mbrojnë nga të gjitha variantet e virusit COVID-19 që qarkullojnë, deklaroi  të enjten kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Të gjitha variantet e virusit COVID-19 që janë shfaqur deri më tani i përgjigjen vaksinave të miratuara në dispozicion,” tha ai një konferencë për media.

Kluge paralajmëroi autoritetet shëndetësore të qëndrojnë vigjilente ndaj variantit indian, i cili ka intensitet të lartë përhapje, duke u kthyer në shqetësim për vendet që duan të lehtësojnë masat.

Qysh kur u identifikua për herë të parë në Indi, varianti B.1.617 është identifikuar në të paktën 26 vende evropiane, sipas OBSH-së.

“Jemi akoma duke mësuar për variantin e ri, por ai është në gjendje të përhapet me shpejtësi”, u shpreh ai.

Kluge shtoi se nëse vazhdon të përhapet me të njëjtën shpejtësi varianti indian do të zëvendësojë variantin britanik, i cili mbizotëron në Evropë prej vitit të kaluar.

“Po shkojmë në drejtimin e duhur, por duhet të jemi vigjilent. Në disa vende, ka xhepa të transmetimit në rritje që mund të evoluojnë shpejt në valë të rrezikshme … Pandemia nuk ka mbaruar ende,” përfundoi kreu evropian i OBSH-së.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>