Varianti indian i COVID-19, i njohur zyrtarisht me emrin Delta, po bëhet varianti mbizotërues i sëmundjes në gjithë botën, tha të premten drejtuesja shkencore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Swaminathan.
Britania ka raportuar një rritje të madhe të infeksioneve me variantin Delta, ndërsa zyrtari më i lartë i shëndetit publik të Gjermanisë parashikoi se do të bëhej me shpejtësi varianti mbizotërues atje, pavarësisht rritjes së normave të vaksinimit.
Kremlini fajësoi ngurrimin për të bërë vaksinën për rritjen e rasteve COVID19.
“Varianti Delta është në rrugën e duhur për t’u bërë variant mbizotërues globalisht për shkak të transmetueshmërisë së tij të shtuar,” tha Swaminathan në një konferencë shtypi.
Zyrtarët e OBSH-së thanë se situata në Afrikë mbetet shqetësuese, edhe pse përbën vetëm rreth 5% të infeksioneve të reja globale dhe 2% të vdekjeve.