6 muaj pas shpalljes së pandemisë, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit tha se shqetësimi i tij më i madh është mungesa e solidaritetit dhe e lidershipit tek qeveritë e botës.
OBSH deklaroi emergjëncë shëndetësore ndërkombëtare më 30 janar, dhe më 11 mars shpalli pandeminë. Duke bërë një përmbledhje për këto 6 muaj, drejtori i OBSH-së tha se:
“Çfarë më shqetëson më shumë është mungesa e solidaritetit. Sepse kur mungon solidariteti, dhe kur ne jemi të ndarë, kjo rrit mundësinë e virusit për tu përhapur. Ne kemi nevojë për solidaritet dhe ne na duhet që drejtuesit e botës, në vecanti për drejtuesit e vendeve të mëdha. Vetëm kështu ne mund ta mundim virusin”.
Virusi ka vrarë më shumë se 900 mijë njerëz dhe ka prekur 27,9 milionë njerëz në botë, që prej shpërthimit në dhejtor në Kinë.