ODIHR kërkon që rekomandimet e saj për reformën zgjedhore në Shqipëri të jenë “pjesë përbërëse e dialogut”.
Kështu ODIHR nuk përjashton diskutimin e çështeve të tjera në Këshillin Politik edhe pse shpreh keqardhje për shkeljen e afatit të 31 majit për miratimin e reformës.
Pyetur nga RealStory mbi përpjekjet e politikës shqiptare dhe nxitjes së ambasadorëve të SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe për reformën elektorale, ODIHR deklaroi:
“Ishte për të ardhur keq që afati i 31 majit nuk u përmbush, por ne megjithatë jemi të gatshëm të vazhdojmë mbështetjen tonë. Është shumë e rëndësishme që dialogu të vazhdojë dhe rekomandimet e ODIHR-it të jenë pjesë përbërëse e këtij dialogu.”