
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka vlerësuar ndikimin e Covid-19 dhe gadishmërinë e vendeve të Evropës Jug Lindore për përballimin e pasojave.
Raporti bazohet në të dhënat e Bankës botërore, Fondit Ndërkombëtar Monetar, dhe Organizatës Botërore të Shëndetit.
Ndër gjetjet kryesore është fakti se Shqipëria ka në gatishmëri nën 3 shtretër spitalorë për 1000 banorë, normë kjo më e ulët se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjetjet e raportit për ekonominë, shëndetësinë dhe arsimin në Shqipëri janë:
– Ekonomia e Shqipërisë dhe Malit të Zi do të goditet më shumë se ekonomia e vendeve të tjera në Ballkan, duke qënë se këto vende marrin mbi 20 për qind të të PBB-së nga turizmi. Turizmi është sektori që do të goditet më rëndë nga pandemia.
– Shqipëria ka në gatishmëri nën 3 shtretër për 1000 banorë. Kjo normë është më e ulët se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili ka 4,6 shtretër për 1000 banorë.
– 5 milion prenotime në hotele gjatë sezonit të verës u anulluan dhe një në 5 udhëtime nëpër rajon u anullua.
– 35 për qind e nxënësve 15 vjeçarë në Shqipëri nuk kanë një laptop ose iPad në shtëpi.