Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar drejt Prokurorisë së Posaçme (SPAK) 226 kërkesa që prej janarit 2020.
Në një njoftim zyrtar, SPAK bën me dije se ka dërguar 113 kërkesa për sekuestro në gjykatë, 55 konfiskim të pasurive.
Që prej janarit, është hequr sekuestro për 42 pasuri dhe janë kthyer 50 kërkesa për plotësim dokumentacioni drejt OFL-së.
Ndërkohë janë 14 kërkesa duke u vlesëruar nga prokurorët.
Në lidhje me ligjin antimafia, SPAK njofton se janë filluar 310 hetime pasurore, ku janë dërguar në gjykatë 11 kërkesa për sekuestro dhe është kërkuar për 4 raste në gjykim konfiskimi i pasurisë së sekuestruar.