OFL i dërgon formularin 3 të dënuarve në Tiranë

Nga Exit News
OFL i dërgon formularin 3 të dënuarve në Tiranë

Operacioni Forca e Ligjit iu ka kërkuar deklarimin e pasurisë tre të dënuarve nga Tirana.

Eduart Ibrahimi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

Bledar Kolbuçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

Fatmir Avdillari, banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja me armë” dhe “Vrasja për gjakmarrje”.

Personat kanë 48 orë afat për të plotësuar formularin. Më pas formulari do të hetohet nga SPAK, i cili do të vendosë se si i kanë krijuar këto të pasuri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>