Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 shtetasve në Vlorë, Durrës e Shkodër, të dënuar për grabitje bankash dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
Aleksandër Sinanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;
Aldo Saka, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aurel Laçku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Halil Hoti, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aleksandër Lazri, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.