Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar, të hënën, deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar në Shkodër. Ata janë:
1. Ndue Pepaj banues në Malësi të Madhe, i dënuar për pjesmarrje në organizatë kriminale të trafikut të drogës;
2. Endri Alibali, banues në Shkodër, i dënuar për kërcënim personi;
3. Ali Kopliku, banues në Shkodër, i dënuar për vrasje.
Personat kanë 48 orë afat për të dorëzuar formularin, i cili më pas do të hetohen nga SPAK.