Operacioni Forca e Ligjit (OFL) kërkoi, të enjten, deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar për trafik droge në Tiranë. Ata janë:
— A. Ç., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
— G. Xh., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;
— E. Zh., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
— S. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.