Operacioni Forca e Ligjit (OFL) kërkoi, të enjten, deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar për trafik droge në Fier dhe Lushnje. Ata janë:
— L. G., banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
— M. H., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
— K. Th., banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
— A. Sh., banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Personat duhet të plotësojnë formularin brenda 48 orëve. Më pas, përgjigjet do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vendosë mbi ligjshmërinë e tyre.